BallinaSportGunnarsson: Do të jetë vështirë kundër Kosovës

Gunnarsson: Do të jetë vështirë kundër Kosovës

Të ngjajshme

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Aksident fatal në Prizren, humb jetën një 29-vjeçar me motoçikletë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur para...

Pritjet e mëdha nga Islanda pas shpërthimit në “Euro 2016” bënë që presioni për ndeshjen e së premtes me Kosovën të jetë tek islandezët. Kështu të paktën ka thënë të hënën kapiteni i Islandës, Aron Gunnarsson, në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Ndeshja Kosovë – Islandë luhet në Shkodër dhe u takon eliminatoreve për botërorin e futbollit “Rusia 2018”.

Gunnarsson, mesfushori 27-vjeçar i Islandës, parashikon ndeshje të vështirë me Kosovën. Ai ka thënë se Kosova ka ekip të ri, lojtarë të mirë individualë që po bëjnë karrierë në klube të mira evropiane. Islandës në ndeshjen e së premtes i mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm, por lideri saj në fushë, Gunnarsson, pranon që fitorja është opsioni i vetëm për të realizuar synimin për kualifikim në botëror.

Kosova e Islanda janë në Grupin I të eliminatoreve. Kosova është e fundit me një pikë, ndërsa Islanda është e treta me shtatë pikë nga katër ndeshje. Vetëm vendi i parë dërgon në botëror, ndërsa vendi i dytë me shumë gjasa dërgon në barazh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz