back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeGuerot pas takimit me Osmanin: Franca pret qeveri pas zgjedhjeve, na duhet...

Guerot pas takimit me Osmanin: Franca pret qeveri pas zgjedhjeve, na duhet një partner – gazetarët të respektohen e mbrohen

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani, ku është diskutuar për situatën politike në vend dhe procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Guerot ka theksuar rëndësinë që të gjitha partitë politike të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që procesi të jetë plotësisht gjithëpërfshirës.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se “roli i mediave të lira është thelbësor në një demokraci funksionale”.

“Gazetarët duhet të respektohen dhe, nëse është e nevojshme, të mbrohen”, theksoi Guerot.

Ambasadori francez ka përsëritur shpresën e Francës që zgjedhjet e 28 dhjetorit të çojnë drejt formimit të një qeverie të re, duke thënë se vendit të tij “i nevojitet një partner i plotë për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”.

Guerot ka bërë të ditur se e ka informuar presidenten Osmani për gatishmërinë e Francës për të mbështetur tranzicionin energjetik në Kosovë, përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, përpjekjet e Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, dhe zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike mes dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz