back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeGucati për vrasjen e familjarit të tij në Skenderaj: Rastet e tilla...

Gucati për vrasjen e familjarit të tij në Skenderaj: Rastet e tilla duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Një konflikt mes familjarëve për një parcellë, përfundoi me vrasje.

Ngjarja e ka tronditur ditën e djeshme Skenderajn.

Viktima është 42-vjeçari Ismet Ibishi, derisa të dyshuarit për vrasjen 62- vjeçari Hisni Ibishi dhe djali i tij B.I, 33-vjeçar.

Këta të fundit u arrestuan ditën e djeshme nga policia, njofton Klankosova.tv

Gjatë arrestimit, autoritetet e rendit, kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri që ishin në posedim të të dyshuarve.

E lidhur me rastin, ka folur familjar i të dyja palëve, Hysni Gucati.

Gucati në emisionin Kosova Today, bëri thirrje që në të ardhmen të mos ketë këso ngatërresash.

“Kjo tash ka ndodhur. Rastin s’mund ta kthejmë prapa. Këtu tashti duhet të bëjmë çmos që t’i afrojmë mes vete, t’ju tregojmë që këto gjëra që janë të dobëta për vendin tonë duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë”, tha Gucati në Klan Kosova.

“Kjo çka ka ndodhur e ka tronditur Drenicën, për arsye se është vrarë një djalë i ri, një djalë i një veterani të UÇK-së. Kjo familje i ka tre anëtarë të familjes që kanë dhënë kontributin e tyre në UÇK”, shtoi Gucati në Klan Kosova.

Të Fundit

Sport

ShowBiz