back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGucati: Për pak u arrestova edhe unë, i arrestuari nga BIA serbe...

Gucati: Për pak u arrestova edhe unë, i arrestuari nga BIA serbe s’është pjesëtar i UÇK-së

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Hysni Gucati, përfaqësues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), ka reaguar pas arrestimit të një qytetari nga Kosova, Lulzim Haliti, nga autoritetet serbe. Arrestimi ndodhi ditën e djeshme në Serbi, ndërsa dyshohet se Haliti ishte ish-pjesëtar i UÇK-së, një pretendim që Gucati e ka mohuar.

Në TËVË1, Gucati tha se Haliti nuk figuron në listat zyrtare të UÇK-së dhe nuk ka kartelë të veteranit në organizatën që ai përfaqëson.

“Ne kemi dëgjuar rreth orës 20:00 për një arrestim që është bërë në Serbi. Personi në fjalë nuk është pjesë e UÇK-së dhe nuk figuron në listat tona. Në organizatën e veteranëve nuk ka kartel të veteranit. Nga sa dimë, ai është nga qyteti i Pejës dhe kemi pyetur edhe kryetarin e veteranëve atje – Gazmend Syla – dhe nuk ka informacion që ai ka qenë pjesë e UÇK-së”, tha Gucati.

Ai shtoi se arrestimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi mbetet një rrezik serioz, ndaj bëri apel për kujdes të shtuar.

“Më vjen keq për këtë që ka ndodhur me qytetarin e Kosovës. I bëj apel të gjithëve – si atyre që kanë qenë pjesë e UÇK-së, ashtu edhe atyre që nuk kanë qenë – të mos i bien për në Serbi. Është e rrezikshme”, shtoi ai.

Gucati kujtoi edhe një rast personal, kur për pak ka rrezikuar të arrestohet gjatë një udhëtimi ajror përmes Beogradit.

“Edhe mua vet më ka ndodhur. Për pak kam qenë duke u arrestuar për shkak të një fluturimi ku kompania më kishte dhënë biletë të gabuar. Aeroplani i Wizz Air ndalej në Beograd, por për fat nuk hipa fare në atë fluturim. E kanë vërejtur në Gjermani dhe pastaj direkt jam kthyer në Kosovë”, përfundoi Gucati.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz