back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeGucati paralajmëron veprime kundër Gjykatës Speciale: Veteranët e OVL-UÇK s’do të rrinë...

Gucati paralajmëron veprime kundër Gjykatës Speciale: Veteranët e OVL-UÇK s’do të rrinë duarkryq

Të ngjajshme

Berisha: 20 shkurti ishte një ditë triumfi për kryengritësit paqësorë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim...

Qeveria britanike shqyrton largimin e ish-Princit Andrew nga linja mbretërore e trashëgimisë

Qeveria britanike po shqyrton futjen e legjislacionit për të...

Barcelona synon transferimin e Harry Kane

Harry Kane sezonin e ardhshëm mund të vesh fanellën...

Arrestohet një person në Ferizaj, i gjendet një pistoletë në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar...

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të mëtejshme për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Ai ka bërë me dije se veteranët e UÇK-së nuk do të rrinë duarkryq.

Gucati ka treguar se shumë shpejt do të mblidhet organizatat e dala nga lufta dhe do të vendosin për hapat e ardhshëm.

“Unë nuk do të thosha se s’do të marrim hapa, ne do të marrim hapa po hala s’kemi menduar as datë, as ditë, as formën e saj. Po me sa e di, ne s’do të rrimë duarkryq. Këtë e di. Shoqatat e dala nga lufta, tri shoqatat e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq me veteranë, bashkërisht me shokë tanë me krejt edhe me shoqërinë civile do të bisedojmë, do të ulemi shumë shpejt për hapat”, ka thënë ai për EO, duke vlerësuar se marshi i 17 shkurtit ishin masiv.

“Tash mbas 17 shkurtit që u mbajt një protestë e madhe, mbi 100 mijë vetë në Prishtinë që i përgëzoj të gjithë ata qytetarë në atë kohë të ftohtë, unë isha në Hagë, s’isha këtu, po i përgëzoj ata qytetarë që kanë marrë pjesë edhe shokët e mi i përgëzoj. Ne do të ulemi, tri shoqatat e dala nga lufta do të bisedojmë për hapat e mëtutjeshëm. Po ne do të këqyrim gjithmonë çka tash e mbas”, ka deklaruar Gucati.

Të Fundit

Sport

ShowBiz