back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaSportGuardiola kërkon mesfushorin nga La Liga

Guardiola kërkon mesfushorin nga La Liga

Të ngjajshme

 

Bosi i Manchester City, Pep Guardiola, është shprehur i pakënaqur pas fitores ndaj Burnleyt të hënen në mbrëmje, dhe ai po kërkon një mesfushor për të stabilizuar mesfushën e tij.

Për Gundugan sezoni ka përfunduar pasi ka pësuar një lëndim të rëndë, kurse braziliani Fernandinjo vetëm brenda 3 ndeshje ka marrë dy karton të kuq!

Zgjidhjen, trajneri spanjolli e sheh te klubi spanjoll Sevilla e cila në radhët e veta ka mesfushorin, Steven N’Zonzi.

Mesfushori francez e njeh mjaft mirë futbollin anglez pasi më parë ka luajtur te Stoke dhe Blackburn. Velra e tij në treg është 25 milion funte, që nuk është problem për financat e klubit anglez, por problemi është që të bindet Sevilla për ta lënë të lirë mesfushorin që të transferohet brenda këtij muaji në Premier League.

City ka edhe dy alterinativa tjera për ta bindur Sevillan, pasi e ka të huauzar Nasrin aty, ose shkëmbimin me Jesus Navas i cili më parë ka luajtur te Sevilla./Drenicapress.info/

Image result for Steven N'Zonzi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz