BallinaLajme‘The Guardian’ raporton për kosovarët që po presin përgjigje përfundimtare për azil...

‘The Guardian’ raporton për kosovarët që po presin përgjigje përfundimtare për azil në BE

Të ngjajshme

Mohammad Baqer Qalibaf – njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Raportimet e kësaj jave sugjerojnë se administrata e presidentit...

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë sonte

Në 3 vite në krye të Shqipërisë, Sylvinho ka...

Vrasja e 29-vjeçarit shqiptar në Itali, trupi i dorëzohet familjes

Trupi i 29-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 20...

77 për qind e kosovarëve të cilët kishin kërkuar azil në vendet e Evropës dy vjetëve të fundit akoma janë në pritje të një përgjigjeje përfundimtare nga vendet ku ata kanë kërkuar azil.

Kështu thotë studimi i ri nga “Pew Research Center”, që njofton se më shumë se 1.1 milion njerëz që kërkonin azil në Evropë në krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore janë në pritje të përgjigjes se a mund të qëndrojnë në vendet e Evropës, dy vjet pas ikjes nga vendet e tyre.

Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e azilkërkuesve në Norvegji, Zvicër dhe 28-vendet tjera të BE-së gjatë krizës së viteve 2015 dhe 2016, akoma nuk kanë marrë përgjigje.

Sa i përket Shqipërisë, 89 për qind e azilkërkuesve shqiptarë akoma s’kanë marrë përgjigje përfundimtare, shkruan The Guardian.

Sipas hulumtimit, Hungaria dhe Greqia janë duke ecur me hapat më të ngadalshëm sa i përket kërkesave për azil. Kërkesat për azil në vitet 2015 dhe 2016 përfaqësojnë 20 për qind të të gjitha kërkesave në Evropë që nga vitet e 80-a.

Gjermania mbetet shteti në të cilën pati më së shumti azilkërkues. 45 për qind e të gjithë azilkërkuesve në dy vjetët e fundit ishin në kërkim të Gjermanisë.

Vala e madhe e ikjes nga Kosova nisi në vitin 2015.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz