back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeGrusht-shteti imagjinar i presidentes, ish-deputeti i VV-së: Një kontribut serioz varrmihës ndaj...

Grusht-shteti imagjinar i presidentes, ish-deputeti i VV-së: Një kontribut serioz varrmihës ndaj demokracisë

Të ngjajshme

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka vlerësuar se pretendimet e presidentes Vjosa Osmani për grushtet në Kosovë janë vetëm skenar imagjinar i saj.

Ai ka bërë me dije se këto pretendime nuk janë asgjë tjetër vetëm një kontribut serioz varrmihës ndaj demokracisë së Kosovës.

“Eshte e vertete se demokracite historikisht kane vdekur nga grusht-shtetet. Por keto permbysje jane bere gjithnje e me te rralla kohen e fundit. Ato ishin me shume ne “mode” gjate viteve ’60 e ’70 te shekullit te kaluar, kur juntat uahtarake ne vendet te botes se trete sa “hap e mbylle” syte e rrembenin pushtetin qendror. Mjerisht sot sic kane vene ne pah studies eminente te shkencave politike shume nga demokracite po i nenshtrohen nje vdekje tjeter politike, kryesisht graduale dhe pa sensacion, pikerisht nga zgjedhjet. Sjellja e presidentes Osmani per ta mbrojtur me ane te fantazise se saj demokracine ne Kosove nga nje grusht-shtet imagjinar, nuk eshte asgje tjeter pos nje kontribut serioz varrmihes ndaj demokracise sone nga nje strukture qe e fitoi pushtetin me ane te zgjedhjeve”, ka shkruar Kasolli.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz