back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeGrupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se VV-ja bllokon fondet e komunave

Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se VV-ja bllokon fondet e komunave

Të ngjajshme

​Mbështetja e Zvicrës për KFOR-in, komandanti Ulutash takoi ambasadorin Sprecher

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash priti sot në...

Si shkaktohet marramendja dhe si parandalohet?

Çdo njeri prej nesh ndonjëherë ka përjetuar ndonjë rast...

Vrau me thikë bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm 40-vjeçari Eduard Danaj

Është dënuar me burg të përjetshëm 40-vjeçari shqiptar, Eduar...

Grupi Ndërkombëtar i Krizave, një organizatë joqeveritare me seli në Bruksel, ka konfirmuar fjalët e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Në raportin e fundit, kjo organizatë kur flet për nivelin komunal, thekson se Vetëvendosje bllokon komunat që nuk udhëhiqen nga partitë e tjera.

Siç thoshte Rama, edhe Grupi Ndërkombëtar i Krizave përmend bllokimin e fondeve.

“Ndërkohë, në nivel lokal, Vetëvendosje kontrollon vetëm gjashtë nga 38 komunat e Kosovës, përfshirë vetëm një qytet (Gjilanin). Duke mos u besuar institucioneve jashtë kontrollit të saj, partia ka mbajtur fonde nga qeveritë komunale dhe ka penguar donatorët ndërkombëtarë që kërkojnë t’i ndihmojnë ato drejtpërdrejt. Qeveria gjithashtu bllokoi rinovimin e një projekti të madh që mbështet qeverisjen komunale të financuar nga BE-ja, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, i cili kishte qenë në veprim që nga viti 2014”, thuhet në raport.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz