BallinaLajmeGrumbullime para bankave, as policia s’arrinë të imponojë respektimin e distances

Grumbullime para bankave, as policia s’arrinë të imponojë respektimin e distances

Të ngjajshme

Vendimi i ri i ministrisë së Shëndetësisë, për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve ka bërë që të krijohen grumbullime të njerëzve, sidomos para bankave, duke rrezikuar përhapjen e virusit korona.

Ministria e Shëndetësisë, mbrëmë njoftoi mbi vendimin e ri që kufizon lëvizjen e qytetarëve në orare të ndryshme, me qëllim që në rrugë dhe ambiente publike të ketë sa më pak prani të qytetarëve, në mënyrë që të pengohet përhapja e virusit korona.

Por, siç duket nga pamje të shumta në gjithë vendin, po ndodhë e kundërta. Duke pasur parasysh limitimin e lëvizjes në vetëm një orë e gjysmë gjatë ditës për secilin qytetetar, ata kanë vërshuar para bankave ku po krijohen grumbullime të njerëzve, duke rrezikuar me përhapje të virusit pandemik.

Një pamje e tillë është siguruar para bankës TEB në Fushë Kosovë, ku është nevojitur edhe ndërhyrja e policisë për të siguruar mbajtje të distancës, por as kjo duket të mos ketë pasur efekt. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz