BallinaLajmeGruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i...

Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-ditor për presidentin është i detyrueshëm

Të ngjajshme

Patatja ‘aliene’ në hapësirë

Një astronaut i NASA ka ndarë një foto të...

Nesër dalin para Gjykatës katër tifozët e arrestuar dje në Serbi

Policia serbe arrestoi të marten katër tifozë shtetas të...

Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pranueshëm për President

Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se LDK nuk ka...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e presidentit.

Gruda ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar qartë tri çështje kryesore.

“Afati 30-ditor për zgjedhjen e Presidentit para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual është obligues dhe detyrues”, ka shkruar Gruda duke shtuar se ky afat ka qenë gjithmonë pikë kyçe e diskutimeve.

Së dyti përcaktohet se në rast të shkeljes së afatit 30-ditor, Kuvendi shpërndahet automatikisht ex constitutione, pa pasur nevojë për ndonjë dekret presidencial.

“Gjykata ka parashikuar një afat shtesë prej 34 ditësh për rastin specifik që Kuvendi u konstituua më 11 shkurt dhe nuk kishte në dispozicion 60 ditë të plota për procedurën e zgjedhjes së Presidentit”, u shpreh Gruda.

Deputeti i PDK-së nënvizon se afati 30-ditor nuk është zhvleftësuar, por është marrë parasysh në kuadër të një situate të veçantë, duke reflektuar vonesën në konstituimin e Kuvendit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz