back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmeGruda për Kurtin: Ka paaftësi politike të bashkëpunojë, s’bëhet kryeministër as në...

Gruda për Kurtin: Ka paaftësi politike të bashkëpunojë, s’bëhet kryeministër as në zgjedhjet e reja

Të ngjajshme

Morena Taraku pozon nën dritën e hënës

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku është...

Më shumë se 10 të vdekur nga rrëshqitja e dheut, në Vietnam

Të paktën 10 persona humbën jetën për shkak të...

Dogana deklarohet rreth aksionit të mbrëmshëm anti-drogë

Dogana e Kosovës është deklaruar rreth operacionit të përbashkët...

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar gjuhën dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se kjo politikë po e bën të pamundur bashkëpunimin mes partive për formimin e qeverisë.

“Gjuha që përdoret për neve, Lista Serpska dhe PDK-ja, nuk mund ta bësh bllok PDK-në me Listën Sperska edhe më pas me kërku me thënë hajde se duhet ta gjejmë një mënyrë me themelu qeverinë. Zoti Kurti ka një paaftësi të theksuar me u sjellë si politikan edhe me bashkëpunu me njerëzit”, ka deklaruar Gruda.

Ai ka shtuar se rruga për rrëzimin e Kurtit është e sigurt, duke paralajmëruar se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme dhe se sipas tij, Kurti nuk do të arrijë të rikthehet kryeministër.

“Rruga për me rrëzu është e sigurt, zgjedhjet tjera, kryetari i PDK e ka thënë më 17 prill që nuk do të ketë më qeveri Kurti, Kurti nuk do të bëhet kryeministër deri sot nuk është bërë kryeministër. Jam i bindur që nuk do të bëhet as në zgjedhjet e reja”, ka deklaruar Gruda në Debat Plus.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz