HomeLajmeGruda: LVV pa vullnet për presidentin, po shpërdoron afatet kushtetuese

Gruda: LVV pa vullnet për presidentin, po shpërdoron afatet kushtetuese

Të ngjajshme

Tenis në “NRG Stadium”, Gjermania shënon edhe të gjashtin

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar golin e gjashtë ndaj...

Ky raportohet se është viktima nga therja me thikë në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet...

Kida me “Inati”, çka po “gatuan” këngëtarja?

Këngëtarja kosovare Orhidea Latifi – Kida mbrëmjen e sotme...

Ndeshja Gjermani–Kurasao hyn në histori, vendosen dy rekorde në Kupën e Botës 2026

Përballja mes Gjermanisë dhe Kurasaos në Kupën e Botës...

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vullnet për ta zgjidhur çështjen e presidentit.

Në emisionin Rubikon, ai tha se kjo parti e ka shpërdorur afatin e parë, dhe tash as që po merret me këtë çështje.

“Edhe ne pajtohemi që Kosova duhet të ketë president, por kjo ka nevojë për një proces dhe dialog politik që na çon te një shumicë parlamentare për të zgjedhur presidentin. Ajo që ka ndodhur deri tash është që, unë mendoj që nuk ka vullnet nga LVV-ja për të zgjedhur president”.

“E para, sepse afati që ishte para vendimit të Kushtetueses u shpërdor duke u lënë për ditën e fundit veprimet për të thirrur seancën, dhe afati i ri që u dha nga Kushtetuesja, ju e shihni që nuk po përdoret fare. Kryeministri Kurti merret me çdo gjë tjetër, veç me zgjedhjen e presidentit, përveç kur zihen në ndonjë deklaratë. Zoti Konjufca e dha këtë deklaratë me gjasë se e zunë gazetarët befasisht në korridor, siç e tha edhe vet, por nuk janë të interesuar për atë temë”, deklaroi Gruda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz