back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeGruda i PDK-së tregon pse e votuan Dimal Bashën

Gruda i PDK-së tregon pse e votuan Dimal Bashën

Të ngjajshme

Trump: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se...

Buja vazhdon mobilizimin e fuqishëm të strukturave të PDK-së në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja (PDK), ka...

Krasniqi: PDK-ja votoi për Bashën që të dëshmojë se nuk po kontribuon në bllokadë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka...

Telesport: Arrihet marrëveshja mes Zhegrovës dhe Juventusit

Portali sportiv Telesport ka raportuar se është arritur marrëveshja...

Napoli e Unitedi nuk pajtohen në vetëm një pikë për transferimin e Hojlundit

Napoli janë gati për një raund të ri negociatash...

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ftuar në Pressing në T7, tregoi arsyen kryesore pse e votuan Dimal Bashën për kryeparlamentar, e që tha se kishte të bënte me premtimin publik të dhënë nga PDK se do ta votonin dikë që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti.

Ai tha se votimi i sotëm është ndër më të vështirët për PDK-në.

“E kuptoj shqetësimin që kanë njerëzit për votimin e kryetarit Basha. Nuk është votim që më bën mua të lumtur ose dikë në PDK, as se kemi bërë me ndonjë kënaqësi. Ndoshta është nga votimet më të vështira që e kemi bë në PDK”, tha Gruda në Pressing.

“Votimi ka ardh se na kemi dhënë premtim publik që do ta votojmë kandidatin që nuk ka qenë ministër në Qeverinë Kurti, premtimin e kemi dhënë para 4 muajsh. Kur erdhi dita me u testu, kemi thënë e mbajmë fjalën”, tha Gruda.

Herën e kaluar Gruda tha se kërkuan konsultim me pyet nëse e kanë “seriozisht që Dimal Basha do të bëhet kryetar”.

“Me i thanë thirrne Glaukun, Shqipe Selimin, e mos bëni hajgare me këtë kandidaturë”, tha Gruda që kërkuan konsultim para votimit në seancën e së dielës.

Por, Gruda deklaroi se “sot erdhën me të njëjtin propozim dhe e pam që e kanë përnime, e votuam”, tha Gruda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz