Një grua ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka kapluar shtëpinë ku ajo po jetonte në fshatin Goriq të Malishevës.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta i cili theksoi se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.
“Rasti i zjarrit është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Goriq, Malishevë. Viktima rreth 53-54 vjeçare. Shkaku i zjarrit nuk dihet”, ka thënë Graishta.
Për vdekjen e saj, ka shkruar nipi i saj përmes një postimi në rrjete sociale.
“Sot në orët e mbrëmjes e përfshiu zjarri njëren prej shtëpive në oborrin tonë. Pas gjitha përpjekjve, fatkeqsisht nuk arritëm ta shpëtojmë hallën tonë me aftësi të kufizuara. Na bëjë hallall oj hallë. Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka po ja që nik arritëm t’i përballojmë flakës.”, shkroi ai në një story. /Lajmi.net/
