BallinaLajmeGruaja që u vra dje në Prishtinë e kishte denoncuar dy herë...

Gruaja që u vra dje në Prishtinë e kishte denoncuar dy herë burrin për dhunë, herën e fundit para 12 ditëve

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Më 3 mars të këtij viti, 12 ditë para se të privohej nga jeta, 44-vjeçarja S.S., e kishte paraqitur rastin në polici. Viktima kishte pasur probleme me ish-burrin edhe në të kaluarën. Palët ishin të njohur për policinë për një denoncim të bërë për sulm dhe dhunë në familje edhe në vitin 2019.

Gruaja që u vra dje nga burri, i cili më pas vrau edhe veten, e ka denoncuar në polici dy herë dorasin. Denoncimi i fundit kishte ndodhur para më pak se dy javësh.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Express, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Bazuar në të dhënat zyrtare rezulton se personat në fjalë kanë qenë palë në dy raste. Njëri nga rastet sulm dhe dhunë në familje është raportuar në vitin 2019 në Gjilan, ndërsa rasti i dytë Dhunë në Familje është raportuar me 03.03.2021, në Graqanicë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Gazetën Express.

Lidhur me rastin e dytë, policia thotë se në koordinim me prokurorin e shtetit janë ushtruar autorizimet ligjore.

“Ndërlidhur me rastin e dytë i njëjti është trajtuar nga ana e hetuesve policor të Graqanicës, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit janë ushtruar autorizimet ligjore”, vijon përgjigja e policisë për Express.

L.S., 44-vjeçar ka privuar nga jeta bashkëshorten S.S., po ashtu 44-vjeçare, më pas ka vrarë edhe veten. Vrasja dhe vetëvrasja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Emshir” të Prishtinës, ndërsa në afërsi të viktimave u gjetën një armë zjarri dhe gëzhoja plumbash.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të probleme që çifti kishin mes vete, gjithashtu raportohet se së fundmi 44-vjeçarët kishin ndarë rrugët – ishin në procedura të shkurorëzimit.

Për disa orë, trupat e pajetë të viktimave qëndruan në rrugë, ndërsa më pas me urdhër të prokurorit kujdestar, viktimat u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi dje se në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti.

Familjarët kanë njoftuar se lamtumira e fundit do t’i jepet çiftit nesër në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz