back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaRegjionaleDrenasGruaja nga Drenasi humbi unazën e martesës në det në Sarandë, ja...

Gruaja nga Drenasi humbi unazën e martesës në det në Sarandë, ja si erdhi prap në dorë të saj

Të ngjajshme

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Humbi unazën e martesës teksa lahej në detin e Sarandës, por arriti ta kishte sërish në dorë.

Ka ndodhur me një grua të re nga Drenasi, e cila mundi të kishte prapë në gisht simbolin e martesës, pasi një person e gjeti unazën në Sarandë.

Express, shkruan se gjithcka ndodhi pas një lajmi të publikuar prej saj, “Kërkohet personi nga Kosova që e humbi unazën e martesës në plazhet e Sarandës”.

Artikulli i publikuar ishte kërkesë e personit që e gjeti një unazë të fejesës ose e martesës në plazhet e Sarandës.

E veçanta e kësaj ngjarje është se unaza është gjetur nën ujë nga një person që e pa atë derisa po notonte (me syze deti), nën ujë, thuhet në e­mail e dërguar në redaksinë e Gazetës Express nga një qytetare e Kosovës.

Sot Gazeta Express është njoftuar se pas publikimit të këtij artikulli është gjetur pronarja e unazës, çifti ishte nga komuna e Drenasit.

Nga detajet e unazës është vërtetuar se unaza i takon çiftit me emrin Fitore dhe Labinot nga komuna e Drenasit. “Fitoren dhe Labinotin i kam taku sot.

Labinoti si dëshmi e solli unazën e tij krejtësisht të njëjtë (në të cilën figuronte emri i Fitores)”, thuhet në emailin që ka arritur në redaksinë e Express’it.

Të Fundit

Sport

ShowBiz