BallinaLajmeGruaja e shqiptarit të vdekur në Itali humb të dyja këmbët

Gruaja e shqiptarit të vdekur në Itali humb të dyja këmbët

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...
Rëndohet edhe më shumë tragjedia në familjen Toro pas tërmetit në Itali, ku humbi jetën kryefamiljari Erjon Toro.
Të afërm të familjes në fshatin Kujrjan të Fierit kanë hapur dyert e mortit dhe ata konfirmojnë se bashkëshortja e Erjonit ka humbur të dyja këmbët pas operacionit.Ato i thanë se bashkëshortja e viktimës është dëmtuar pasi i ka rënë në këmbë pllaka e betonit. Edhe vajza e madhe ka dëmtuar krahun, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa vajza e vogël nuk ka pasur dëmtime thuajse fare.
Familjarët e 33-vjeçarit i kanë bërë apel mes të tjerash shtetit shqiptar që të ndërhyjnë që trupi i shqiptarit të vijë sa më shpejt dhe të prehet në vendin e lindjes.
“Ishte djalë i vetëm dhe kishte tre motra, është një tragjedi e madhe, sepse po përgatitej të vinte në Shqipëri me pushime”, – shprehen familjarët e tij.
Erjoni ishte djali i vetëm mes 4 motrave dhe kishte ikur në Itali për një jetë më të mirë sapo kishte mbaruar gjimnazin.Erjon Toro, babai i dy vajzave 9 dhe 3 vjeç humbi jetën në tërmetin që goditi komunën Amatrice në Itali ku ai jetonte prej 15 vitesh.
Ai është bllokuar nga një pllakë betoni duke tentuar të dilte nga banesa me të cilën ndodhej së bashku me familjen e tij.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz