back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaSportGrezda tregon lojtarin italian që ia kërkoi fanellën

Grezda tregon lojtarin italian që ia kërkoi fanellën

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Eros Grezda është shndërruar në një titullar fiks të trajnerit Christian Panucci dhe po tregon në fushë se e meriton vërtetë të luajë.

Si ndaj Spanjës, edhe sot (e hënë) gjakovari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa për pak nuk ndëshkoi edhe portierin legjendar të Italisë, Gianluigi Buffon.

“Trajneri më ka besuar dhe jam munduar t’ia shpërblej me paraqitjet në fushë. Jam në formë të mirë dhe sot u mundova të befasoj Buffonin, por nuk pata fat. Preferoj më shumë të luaj në krah, por jam gati të sakrifikohem ku të ketë nevojë trajneri”, deklaroi sulmuesi.

Grezda vuri në vështirësi edhe një mbrojtës të madh si Giorgio Chiellini, i cili nxitoi t’i ndërrojë bluzën me gjakovarin, në përfundim të ndeshjes.

Shqipëria i mbyllë kualifikimet për Botëror me 13 pikë në vendin e tretë të Grupit G, me 10 pikë më pak se Italia në vendin e dytë dhe 15 pikë më pak se Spanja në vendin e parë.

Shqipëria në kampanjën kualifikuese kishte katër fitore, një barazim dhe pesë humbje. /TCh

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz