BallinaLajmeGreva në transportin e autobusëve, KMDLNJ: Operatorët të kompensohen për shërbime

Greva në transportin e autobusëve, KMDLNJ: Operatorët të kompensohen për shërbime

Të ngjajshme

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Është dita e tretë kur qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa shërbime të transportit publik dhe operatorëve privat shkaku i grevës së paralajmëruar më parë.

Ministria për Financa ka bllokuar, sipas kryetarit të Prishtinës mbi 35 milionë euro, mjete të kryeqytetit duke pamundësuar komunën të shlyej detyrimet ndaj transportuesit publik dhe operatorëve privatë.

KMDLNJ përkujton se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri i Financave në detyrë Hekuran Murati kanë refuzuar të takojnë përfaqësues të grevistëve që të gjejnë një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të gjithë.

“Paralizimi i trafikut urban dhe ndërurban ka shkaktuar probleme për të moshuarit që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë për trajtim mjekësor, për nxënësit dhe studentët që kanë humbur orë mësimi, për të punësuarit që nuk kanë arritur me kohë në punë. Loja e pingpongut midis Ministrisë së Financave dhe komunës së Prishtinës ka shkaktuar këtë kaos që i ka lënë qytetarët pa shërbime transporti”, thuhet në reagim.

KMDLNJ thotë se të punësuarit në transmetuesin publik RTK afërsisht tre muaj kanë mbetur pa paga, gjë e cila rrezikon mbijetesën e familjeve të tyre.

“Qeveria Kurti e ka kapur brutalisht këtë transmetues publik përmes punësimeve partiake dhe imponimit të udhëheqjes përmes klientelizmit partiak dhe tani po bën shantazh përmes mohimit të pagave”, thotë KMDLNJ.

KMDLNJ përkujton se Ministria e Financave, në kundërshtim me Ligjin për Financa Publike, ka rritur pensionet në 150 euro dhe shtesat për fëmijë 50 për qind dhe se me rritjen e pensionit minimal dhe shtesave për fëmijë, sipas saj, Kurti dhe Murati duke keqpërdorur autorizimet ligjore kanë për qëllim blerjen e votave .

Në fund, KMDLNJ fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit të hetojë rastin në trafik dhe RTK pasi qytetarët po përballen me shkelje brutale të drejtave të njeriut që garantohen me ligjet në fuqi në Kosovë dhe dokumentet tjera kombëtare dhe ndërkombëtare për këto të drejta./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz