back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeGreva në aeroportin “Adem Jashari”, menaxhmenti “suspendon” nëntë punëtorë

Greva në aeroportin “Adem Jashari”, menaxhmenti “suspendon” nëntë punëtorë

Të ngjajshme

Theret me thikë një person në parkun e qytetit në Mitrovicë

Një person është therur me thikë sot në parkun...

Nuk ndalen problemet për Francën, lëndohet edhe Doue

Kombëtarja e Francës po përballet me një mungesë të...

Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur mbledhjen e radhës,...

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, mësohet se ku ishte epiqendra

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë...

Pjesëmarrja në grevë i ka kushtuar me largim nga puna nëntë punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Kështu së paku pretendon kryetari i Sindikatës, Bashkim Latifi, i cili për Telegrafin ka thënë se menaxhmenti i ANP “Adem Jashari” ka suspenduar nëntë punëtorë të cilët kanë marrë pjesë në grevë.

Ndryshe, për të dytën ditë me radhë Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” është duke mbajtur grevë me të cilën po kërkojnë kompensim dhe përfitime tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesën e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas Ligjit të Punës dhe pagesën e shujtës.

“Menaxhmenti po mendon që i ka ra dielli në kokë me një grevë, që nga 2011-ta kërkesat kanë qenë kështu dhe vazhdimisht qëndrojnë sepse janë me Ligjin e Punës në fuqi. Menaxhmenti nuk i ka ndryshuar sjelljet që nga 2011-ta, sepse sot ka suspenduar nëntë punëtorë, të cilët kanë marrë pjesë në grevë që nuk kanë dashur të punojnë. Iu është marrë leja e hyrjes në punë”, tha Latifi.

Po ashtu, ai thotë se menaxhmenti ka tentuar t’i largojë pllakatet e punëtorëve grevistë.

Greva e punëtorëve në ANP ‘Adem Jashari’ shkakton vonesa për udhëtarët

“Pllakatet ose fletët e informimit janë të lejuara me ligje sindikale dhe sindikata ka të drejtë t’i bëjë njoftimet përmes shkresave. Menaxhmenti ka dalë dhe ka tentuar t’i largojë – që nuk ka qenë detyrë e menaxhmentit…”, tha ai.

Përkundër veprimeve të menaxhmentit, Latifi konfirmon se edhe nesër do të mbahet grevë.

“Sipas planifikim të kuvendit, nesër do të ketë grevë gjashtë orëshe, prej orës 08:00 deri 14:00”, njofton Latifi.

Megjithatë, zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara, për Telegrafin ka thënë se këtë punëtorë nuk janë suspenduar, por atyre iu është ndaluar qasja në zona të kufizuara të sigurisë në aeroport.

“Ata nuk janë suspenduar, vetëm ID kartelat e aeroportit u janë pezulluar. Në bazë të programit të sigurisë për aviacion të aeroporteve, atyre iu është ndaluar qasja në zona të kufizuara të sigurisë, për shkak të veprimeve të tyre të paligjshme të ditës së djeshme”, tha Gara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz