back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeGrenelli do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Qendrës “Kennedy”

Grenelli do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Qendrës “Kennedy”

Të ngjajshme

Richard Grenell, këshilltari republikan për politikë të jashtme që mbikëqyri ndryshime të gjera në Qendrën “Kennedy”, që kishin shtyrë shumë artistë që ta braktisnin qendrën ikonike të artit, do të japë dorëheqje nga pozita e presidentit të qendrës.

Për këtë zhvillim së pari raportoi medium “Axios” dhe më pas një gjë e tillë u konfirmua nga një person i afërt me planet, i cili kërkoi të mbetej anonimë, sepse lajmi nuk ishte ende publik. Personi tha se ndryshimi do të njoftohet në një takim të bordit të caktuar për të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Matt Floca pritet të jetë pasardhës i Grenellit, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Largimi i Grenellit vjen kur Qendra “Kennedy” po përgatitet që të mbyllet këtë verë për një rinovim dyvjeçar. Grenelli ishte person kyç në planin e presidentit Donald Trump për ta ndryshuar në masë dramatike qendrën porsa u rikthye në pushtet. Një muaj pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi e kishte shkarkuar udhëheqjen e qendrës, e kishte mbushur bordin e saj me mbështetës të tij dhe kishte njoftuar se ai ishte zgjedhur drejtor i bordit.

Rishtazi, Trumpi e vendosi edhe emrin e vet në ndërtesën e qendrës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz