back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeGrenell: Refuzimi i gazsjellësit amerikan nga Qeveria Kurti, është shumë problem

Grenell: Refuzimi i gazsjellësit amerikan nga Qeveria Kurti, është shumë problem

Të ngjajshme

New Mexico padit Meta-n

Meta do të përballet me gjyq javën e ardhshme...

Abdixhiku i gatshëm për dialog me partitë, LDK kërkon konsensus për presidentin e ri

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka...

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Nuk dorëzohet Chelsea, përmbys rezultatin ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin ndaj West Hamit. Është...

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova duhej të pranonte gazsjellësin amerikan.

Richard Grenell ka thënë se Kosova duhet të kishte pranuar gazsjellësin që i ofroi Amerika që të bëhej pjesë e NATO-s.

Në emisionin ‘Opinion’, Grenell tha se nuk e ka kuptuar përse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar këtë projekt që do të paguhej nga vet SHBA.

“Mendoj se para se të bëhesh anëtar i NATO, duhet të thuash “po” për gazsjellësin qe Amerika ta ofron. Kurti e refuzoi. Nëse keni qene kohët e fundit në Kosovë, duhet ta dini se impianti i qymyrit është një problem i tmerrshëm. E ndien në mushkëri. Nëse nuk je i atij vendi, e ndien se ky impiant i qymyrit nuk është aspak i shëndetshëm për njerëzit. Nuk e kuptoj se pse Kurti ka refuzuar një gazsjellës të pastër që amerikanët ishin vetë të gatshëm ta paguanin”, tha Grenell.

Ndryshe në shtator të vitit të kaluar, Qeveria Kurti pati refuzuar projektin për ndërtimin e infrastrukturës për gazjellësin në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Qeveria këtë vendim e kishte arsyetuar se “Kosovës i duhen më shumë informata për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik, ndërsa nga ana tjetër MCC-ja ka afate kohore strikte për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kontaktit”.

“Përballë afateve kohore të MCC ne kemi vendosur të ecim tutje dhe të shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit, për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”, kishte thënë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli atëbotë. /gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz