back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeGrenell reagon për protestën në Tiranë: Haga është jashtë kontrollit

Grenell reagon për protestën në Tiranë: Haga është jashtë kontrollit

Të ngjajshme

PSG ndalet nga Strasbourg

PSG është ndalur me barazim nga Strasbourg, në ndeshjen...

​Tre të vdekur e 39 të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Serbi

Tre persona vdiqën dhe 39 të tjerë janë lënduar...

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ka reaguar sërish në lidhje me protestën e madhe që u zhvillua sot në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në rrjetin X, Grenell shkroi:

“Haga është jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, duke iu referuar ish-prokurorit special që ngriti padinë ndaj Hashim Thaçit, transmeton lajmi.net.

Jack Smith dha dorëheqjen nga Prokuroria Speciale në nëntor të vitit 2022.

Sot në Tiranë u zhvillua një protestë madhështore gjithëkombëtare kundër asaj që qytetarët po e perceptojnë si padrejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Grenell ka bërë më parë thirrje për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e konsideruar burgimin e tij të padrejtë dhe të papranueshëm./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz