Grenell demanton Petrit Selimin, thotë se s’është e vërtetë se hiqen vizat për në ShBA dhe as që sjellin gazin jorus në Ballkan
01

Lexo edhePresidenti Thaçi reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Selimi ka shkruar në Twitter se në marrveshjen e nënshkruar dje pritet që ShBA përmes një granti për Kosovën të mundësojë ndërtimin e një tubacioni të gazit në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të sjellur gazin jorus afër Ballkanit dhe se kjo marrëveshje është duke u negociuar tani, raporton Gazeta Express.
Ambasadori Grenell ka rishpërndarë postimi e Selimit duke e quajtur shkrimin si të pavërtetë.
“Jo e vërtetë”, ka shkruar ai.
Pak minuta më pas, Emisari Special Richard Grenell ka reaguar sërish ndaj Drejtorit të MCC’së për Kosovën duke e quajtuar si të pavërtetë lajmin se Kosova do të heq vizat për Kosovën 45 ditë pas marrëveshjes për normalizim ekonomik.

Lexo edhePresidenti Thaçi reagon pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi
Selimi ka shkruar se një shuplakë e fuqishme në fytyrën e BE’së do të vie nga administrata Trump për sjelljen e saj raciste ndaj Kosovës shkaku i mosliberalizimit të vizave.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1302214422945988609?s=20
Kosova dhe Serbia dje kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Në nënshkrimin e marrëveshjes ka marrë pjesë edhe presidentin amerikan Donald Trump duke e quajtur marrëveshje histrorike./Express/