11 korriku i vitit 1995 ishte dita kur në Srebrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë të paarmatosur. Me rastin e përvjetorit të kësaj masakre, gratë e këtij vendi kritikuan ashpër Mirsada Colakovicin, ambasadoren e Bosnjës në Këshillin e Sigurimit.
Sipas tyre, diplomatja boshnjake nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme për çështjen e masakrës të kryer nga Serbia. Mirëpo, këto gra, nëpërmjet një letre, thanë fjalë të mira për Vlora Çitakun, ambasadoren e Kosovës në SHBA, shkruan Indeksonline
“Ambasadorja Colakovicka nuk guxoi ta thotë asnjë fjale, sepse populli ynë është ende nën thundrën e një partie e cila ka po ata njerëz që na shkaktuan dhimbje dhe gjenocid. Përderisa zonja Colakovic ka frikë, atë frikë nuk e ka Ambasadorja e Kosovës, e cila foli qartë dhe me një anglishte të përkryer para OKB-së. Më vjen keq që nuk e keni dëgjuar fjalimin e sajë, në të cilin, në mënyrë kronologjike i numëroi një nga një krimet qe ka bërë Serbia. Duke ia përkujtuar që Serbia është kreatore e të gjitha krimeve nga Derepada deri në Triglavë, e duke përmendur disa here Bosnjën tonë dhe posaçërisht Srebrenicën”, thuhet në reagimin e grave nga Srebrenica.
LETRA E PLOTË:
E pabesueshme! Ambasadorja e Bosnjës në OKB nuk ka guxuar të lexoj, e lëre më të flasë para OKB për gjenocidin, apo për çka do që lidhet me Srebrenicën.
Të gjithë e kemi të qartë nga kush i merr instruksionet dhe kush vendos veto për këto çeshtje. Një përulje e pa besueshme po u bëhet viktimave të popullit tonë para institucioneve botërore. Asgjë nuk ka ndërruar nga ato ditë me vapë të korrikut 1995 kur vrasësit serbë dhe mercenarët e tyre ia mësynë Srebrenicës në gjah të shpirtrave boshnjak.
Ajo, Ambasadorja Colakovicka nuk guxoi ta thotë asnjë fjale, sepse populli ynë është ende nën thundrën e një partie e cila ka po ata njerëz që na shkaktuan dhimbje dhe gjenocid.
Përderisa zonja Colakovic ka frikë, atë frikë nuk e ka Ambasadorja e Kosovës, e cila foli qartë dhe me një anglishte të përkryer para OKB-së
Lexo edhe“Kapitulli 35, kusht i të gjitha kushteve e për të askush nuk flet”
















