back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenasGratë e Drenicës flasin fuqishëm: Mbështetje e madhe për Shahin Dervishajn në...

Gratë e Drenicës flasin fuqishëm: Mbështetje e madhe për Shahin Dervishajn në Skenderaj (FOTO)

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, qëlloi me armë me gaz pas një përleshjeje

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Biznesmeni dhe kandidati për deputet, Shahin Dervishaj me numër 77 nga radhët e PDK-së, po vazhdon të marrë përkrahje të madhe nga qytetarët, kësaj radhe nga gratë drenicase në Skenderaj, të cilat dëshmuan edhe një herë forcën, kurajon dhe rolin e pazëvendësueshëm që kanë në shoqërinë tonë, shkruan Drenica Press.
Gratë e Drenicës janë simbol i qëndresës dhe frymëzimit. Gjatë luftës, ato nuk qëndruan në prapavijë, por u bënë shtylla që mbajtën gjallë jetën dhe shpresën. Me lot të fshehur, me zemër të fortë dhe guxim të pashoq, ato ruajtën familjet dhe mbajtën ndezur zjarrin e lirisë. Kur armët flisnin, gratë vepronin; kur frika trokiste, ato qëndronin.
Sakrifica e grave gjatë luftës mbetet një faqe e shenjtë e historisë sonë kombëtare – një borxh që nuk shlyhet kurrë, por nderohet përjetësisht.
Në takimin e sotëm me gratë e Skenderajt, u reflektua qartë energjia pozitive dhe gatishmëria për të vazhduar rrugën përpara, me besim dhe bashkim. Përkrahja e tyre për Shahin Dervishajn u shpreh si dëshmi e respektit dhe besimit në vizionin e tij.
Bashkë për gratë. Bashkë përpara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz