back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeGranti për frizeren, Ministria e Inovacionit mbron Besim Beqajn

Granti për frizeren, Ministria e Inovacionit mbron Besim Beqajn

Të ngjajshme

Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident në Serbi

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare nga...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë,...

82-shi i PDK-së: Kosova ka nevojë për institucione që respektojnë ndarjen e pushteteve

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Thaqi...

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...
- Advertisement -

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, reagon lidhur me raportimet në media dhe ndërlidhjen e ish-ministrit Besim Beqaj, me ndarjen e granteve, rasti i financimit të një salloni të ondulimit.

Ministria, sipas një njoftimi për media, sqaron se ndarja e granteve është bërë nga komisionet e veçanta të formuara nga ministria, në të cilat ishin të përfshirë shërbyes civil të emëruar sipas procedurave ligjore.

Reagimi thotë se ato komisione nuk i ka emëruar ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, transmeton Gazeta Express.

“Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, sqaron mediat dhe opinionin publik se me kërkesë të ish-ministrit Beqaj pjesë e komisioneve të vlerësimit për grante ka qenë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i përfaqësuar me një anëtarë, shoqëria civile me një anëtarë, e po ashtu të ftuar në rolin e vëzhguesve kanë qenë përfaqësuesit e ambasadave dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar për ta monitoruar procesin në tërësi. Gjithashtu të ftuar për të monitoruar procesin kanë qenë edhe përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsion”, thotë ministria në reagim.

Në tërë këtë proces, komunikata thotë se ish-ministri Beqaj, nuk ka pas kurrfarë kompetence dhe ndikim, madje gjithnjë ka kërkuar respektimin maksimal të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

“Ai gjithashtu ka kërkuar që të hapën të dhënat dhe publikimin e të gjitha dokumenteve të cilat ndërlidhen me ndarjen e granteve për bizneset “Start – Up””, thuhet në njoftim.

Prandaj, sipas tyre, raportimet në media për ndarjen e këtyre granteve për “Start – Up” dhe ndërlidhjen e ndarjes së tyre me emrin e ish-ministrit Besim Beqaj, nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe paraqesin mosnjohje të procedurave për ndarjen e tyre si dhe është tendencë e hapur për denigrimin e personalitetit të tij.​

Dje u raportua në media se salloni i Ondulimit “Hira”, në Fushë Kosovë, mbanë në derë logon e Ministrisë Inovacionit si përkrahëse për zhvillimin e biznesit./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz