back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeGraniti, 8-vjeçar ka nevojë për ndihmën tuaj

Graniti, 8-vjeçar ka nevojë për ndihmën tuaj

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Granit Sylejmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës vuan nga sëmundja e ekstrofisë së fshikëzës urinare.

Ai duhet të dërgohet jashtë vendit për shërim, mirëpo nga gjendja e rëndë ekonomike familja e tij nuk po arrin t’i mbulojë shpenzimet për operim.

Babai i tij, Mursel Sylejmani, ka bërë të ditur për Telegrafin se djali tij ka lindur me këtë sëmundje.

Ai tha se Graniti i vogël që tetë vite është duke u marr me trajtimin e sëmundjes së tij, por pa sukses.

“E vetmja mundësi është ndërhyrja kirurgjike që duhet t’i bëhet në një spital në Maqedoni”, ka thënë Sylejmani  për gjendje e djalit të tij.

Ai po ashtu tha se operacioni në këtë spital kap shumën prej 17.176 euro.

Babai i Granitit gjithashtu potencoi  se familja e tij jeton me ndihmë sociale dhe kjo shumë është e papërballueshme për ta.

E të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë mundësi  të ndihmojnë mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: 049/676-925 ose të kontribuojnë në xhirollogarinë bankare 1707003024076473-NLB Prishtina. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz