Granit Xhaka: Kur Alonso futej në zhveshtore, të gjithë mbyllnim gojën dhe e dëgjonim atë

Granit Xhaka ka folur me superlativa për trajnerin Xabi Alonso, duke zbuluar ndikimin e jashtëzakonshëm që spanjolli ka pasur në dhomën e zhveshjes dhe në mentalitetin e skuadrës gjatë kohës kur dyshja punonin së bashku te Bayer Leverkuseni.
Mesfushori shqiptari tregoi se sapo Xabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes për të folur, atmosfera ndryshonte menjëherë. Sipas tij, të gjithë lojtarët heshtnin dhe përqendroheshin plotësisht te fjalët e trajnerit.
“Kur trajneri Xabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes dhe fillonte të fliste, të gjithë mbyllnin gojën menjëherë dhe ishin 100% të fokusuar te ajo që ai po thoshte”.
“Sepse ne e dëgjonim dhe e dinim se gjithçka që thoshte ishte e vërtetë. Ai nuk përsëriste thjesht fjalët e të tjerëve”.
“Ai nuk ishte i rremë, ishte një trajner i vërtetë”, u shpreh Xhaka fillimisht.
Xhaka theksoi se një nga cilësitë më të mëdha të Xabi Alonsos ishte sinqeriteti dhe autenticiteti i tij, gjë që i bënte lojtarët ta respektonin natyrshëm.
“Ego ka në çdo skuadër, por Xabi Alonso nuk është interesuar kurrë nëse ke një emër të madh apo jo”.

Lexo edheFrikë për telashe në derbin e Katalonjës, Espanyoli merr masa për të ruajtur Joan Garcian
“Atij nuk i interesonte sa para kushton transferimi yt, ai shikonte vetëm atë që tregon në fushë”, vazhdoi mesfushori.
Sipas Xhakës, kriteri kryesor për të fituar besimin e Alonsos ishte përkushtimi maksimal në fushë dhe serioziteti në stërvitje.
“Ai dëshiron të të shohë duke luftuar fort në fushë. Nëse e bën këtë dhe stërvitesh mirë, ai do të të japë një mundësi”.
“Kjo është ajo që e kam admiruar më së shumti tek ai”, përfundoi 33-vjeçari.














