BallinaSportGranit Xhaka i shkruan një letër pikëlluese Taulantit (Foto)

Granit Xhaka i shkruan një letër pikëlluese Taulantit (Foto)

Të ngjajshme

Vritet një person në Klinë, dyshohet se u qëllua nga vëllai i tij pas një fjalosjeje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës,...

Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë/ Ish-deputetja i reagon ashpër Sevdai Radogoshit

Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka reaguar ashpër...

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Nesër do të shkruhet historia në Francë, sepse dy vëllezër do të luajnë për herë të parë si kundërshtarë në një kampionat europian.

Dhe ka qëlluar që këtë histori do ta shkruajnë dy shqiptarë – Taulant dhe Granit Xhaka.

I vetëdijshëm për këtë rëndësi të momentit, Graniti i ka dedikuar edhe një letër vëllait të madh, të cilën e ka postuar në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Vëlla, unë dhe ti gjithmonë kemi qenë të bashkuar, pa marrë parasysh situatën. Nesër do të jetë hera e parë që ne ballafaqohemi në fushë si kundërshtarë dhe shpresoj e besoj se do të jetë hera e parë dhe e fundit. Ne do t’i tregojmë botës se përkundër që 90 minuta do të jemi kundërshtarë, prapëseprapë do vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar ashtu siç vetëm vëllezërit mund të bëjnë. Një ndeshje asnjëherë nuk mund të na hy në mes, as si vëllezër e as si shokë. Të dëshirojë shëndet dhe shumë fat në ndeshjen e nesërme. Ti je dhe gjithmonë do jesh shembull për mua”, ka shkruar Graniti në Facebook.

xhaka

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz