Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt.
I akuzuari në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Granit Plava ka dhënë deklarata shokuese sot në gjykatë.
AI ka shpalosur detaje të tjera që siç thotë ai ndodhën përpara natës kritike.
Përpos që bëri të ditur se Naim Murseli i kishte premtuara para të shumta, e vetura të shtrenjta ai thotë se Murseli ishte marrë vesh me të që ta merrte përgjegjësinë e vrasjes (pro se sipas tij) nuk e kishte ditur se bëhej fjalë për gruan e Naimit.
Tutje ai pakminuta më parë deklaroi se Naim Murseli i kishte thënë shkurtimisht “takohemi të vendi i ngjarjes.
“Ti sen s’ki me ba, ki me prit, ki me dal para kerrit. M’tha takohemi të restoranti edhe Naimi ka mbërri para neve. Në telefon më ka thanë çu se u bë vakti, çu se u çum. Unë jam kanë tu u nis për Gjakovë edhe m’ka thirrë Naimi. Ku je, ku je, thash ajm tu shku ne shtëpi”,tha Plava.
Pas kësaj ai deklaroi se “Naimi më tha që t’kam thanë me ardhë të vendi, po të pres tek pompa, edhe veç ma ka dërgu lokacionin te vendi i ngjarjes, edhe vazhdova unë te vendi, jam shku kam nejt qysh m’ka thanë Naimi.
“Unë u nala te shitorja ku më ka thanë me prit. Pas 2-3 minutave ka ardhë Naimi, e kom ni krismën edhe ma ka gju armën edhe më ka thanë shpejt shpejt ik prej këtu, zhduku”.
Pjesë nga deklarata e mëhershme:
“Përveç punës që më është premtuar, 250 mijë euro më ka thënë janë vetëm dhuratë për atë që ti do të mbash burg. Ky le që nuk më ka këqyr mua, po ky as veten s’e ka këqyr. Më ka marrë në qafë”, ka thënë Plava.
Ai gjithashtu ka thënë se Murseli asnjëherë nuk i ka treguar se gruaja e tij do të ishte viktima.
“Si e kom kuptu të nesërmen, se është vra gruja e tina, s’kom dit ma çka me vepru, e kom pas tutën mos po më i ndodhë diçka familjes. Tash po e vërej se në këtë punë s’ka të bëj Behgjet Pacolli po ky vetë. Edhe asnjëherë nuk më ka treguar që personi në fjale pra viktima është gruja e vetë”, ka thënë Plava gjatë dëshmisë së tij.
Përpos kësaj, pak më parë Plava tha se deklarata e tij në polici ka qenë në marrëveshje me Naim Murselin.
“Jemi kanë në dijeni pak a shumë për këtë vepër që po akuzohemi, por asnjëherë nuk ka tregu se kush është personi. Edhe veç më ka thanë që ti ke marr përgjegjësi asgjë tjetër, ti e din çfarë pushteti kam unë. Është në dijeni edhe Behgjet Pacolli”,deklaroi Granit Plava, trasnmeton lajmi.net.
Ai tha se Murseli i kishte premtuar e s’ka shans që të rrijë në burg më shumë se dy vite.
“M’ka ofru pare edhe punë Naimi. 1300 euro rrogë mka ofru, veturë G-Class. M’ka thanë s’ki nevojë ti me dit kurgja veç ta qoj lokacionin unë. Veç ki me marrë përgjegjësi që kishte ti e ke ba vrasjen”,tha ai.
Plava tha se Murselin u takua 7-8 herë dhe në ditën e vrasjes janë takuar pikërisht për marrëveshjen.
Sipas tij, të nesërmen e kishte kuptuar që personi që e vrau ka qenë gruaja e Naim Murselit.
“Më vjen keq për atë ditë çka ka ndodh. Gjithmonë ka thënë se është serbe ose boshnjake, vetëm do të marrësh përgjegjësinë”, tha ai.
Gjithashtu Plava deklaroi se atë ditë kur u takuan me Murselin, ky i fundit ua ka dhënë nga 300-400 euro.
“Na tha mos folni me askënd.Edhe Kushtrimit i ka thënë diçka për gru të veten, edhe më tha mos fol me kërkond hiç”.
Ai gjithashtu ka thënë se Naim Murseli i kishte garantuar se do të kujdeset për familjen e tij, e biles edhe se do të jetë afër tij e Behgjet Pacollit.
“Naimi më ka thënë pasi të del prej këtij rasti, ende pa u bërë 2 vjet burg, edhe sa të jesh ti në burg unë kom me ta këqyr familjen. Më ka ofru punë edhe pare edhe më ka thënë do të jesh gjithmonë afër meje dhe Behgjet Pacollit. Unë nuk të rrej për këto sene, edhe unë i kom besu…”, ka thënë Plava para Gjykatës./Lajmi.net/