Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq.
Ky veprim ka ngjallur reagime të forta.
Në lidhje me këto grafite ka ardhur edhe një reagim nga politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, i cili e ka cilësuar ngjarjen si të papranueshme dhe kërcënim serioz ndaj sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike.
Sipas Mustafit, serbizimi i Bujanocit po realizohet përmes metodave të sofistikuara, e jo më përmes dhunës së hapur.
“Kjo nuk ndodh me dhunë të hapur, por me mjete më të sofistikuara. Me letra që shpifin kundër shqiptarëve, me emërime që përjashtojnë shqiptarët, me përjashtim të simboleve dhe figurave kombëtare shqiptare, me ndëshkim të atyre që guxojnë të flasin (P.S. A ju të APN-ës atë goblenin tem, keni me lyp. Veç vonë keni me kuptu fatkeqësisht.”, ka shkruar Mustafi në reagimin e tij.
Postimi i plotë: