Grabitësit i mbytën gruan/ Piloti: E mësova që kishte vdekur, pasi më liroi policia
BILLI

Lexo edheMomenti kur shembet ndërtesa në Gaza pas sulmeve izraelite me raketa

Piloti 32-vjeçar ka treguar se e kuptoi që partneres së tij i kishin marrë jetën vetëm kur erdhi në shtëpi policia dhe e liroi.
“E kuptova që gruaja ime kishte vdekur kur policia erdhi dhe më la të lirë. Për fat të mirë, vajza ime është mirë. Kushdo që di diçka, jam i sigurt se do të ndihmojë.”
Nga sa kanë hetuar deri më tani, autoritetet besojnë se autorët janë pjesë e një bande që kanë kryer edhe grabitje të tjera të dhunshme, raportojnë mediat në vend.
Ndërkohë, ata kanë krijuar një ‘listë të kuqe’ me 100 të dyshuar, të gjithë grabitës-kriminelë të ardhur, por edhe me shtetësi greke të cilët janë liruar nga burgu dhe janë kthyer në ilegalitet.

Lexo edheMomenti kur shembet ndërtesa në Gaza pas sulmeve izraelite me raketa
Rezultatet e laboratorëve mjeko-ligjorë të Policisë Greke për gjurmët e ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve do të përdoren për të identifikuar autorët.
Edhe rrobat e veshura nga viktima janë dërguar në forenzikë.