Analisti Dukagjin Gorani e përshkroi Liburn Aliun, i dorëhequr nga posti i ministrit të Infrastrukturës, si “linçues të paskrupullt”.
Sipas Goranit, asgjë nuk mbetet për “atë dynja, krejt lahen në këtë dynja”.
“Për atë dynja nuk mbetet kurgjë, krejt gjynahet lahen në këtë dynja. Unë mendoj që kjo e përfshinë edhe z.Liburn Aliu dhe Dimal Basha. Kurgjë për atë dynja s’po mbetke. Sot dëgjova për dorëheqjen e z.Liburn Aliu të cilin e njoh si një djalë i ri i angazhuar në çështje kombëtare. Mirëpo mënyra qysh unë përfundimisht e mbaj mend është si një linçues i paskrupullt i një organizate e cila linçimin e kishte shndërruar në një vegël pune”, tha Gorani në Pressing, transmeton Express.
“Dorëheqja e sotme e z.Aliut, flet që krejt këto revolucionet e vogla që kanë mendu ky grup i njerëzve që është kah i zhvillon në shoqërinë tonë, ja hajnë krytë njëri-tjetrit”, përfundoi Gorani.