BallinaTeknologjiGoogle vjen me 2 orë inteligjente në 2017-ën

Google vjen me 2 orë inteligjente në 2017-ën

Të ngjajshme

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për...

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

Plani sekret i Danimarkës në rast pushtimi amerikan të Groenlandës

Një plan i fshehtë i autoriteteve daneze për të...

Google nuk ka hequr dorë nga orët inteligjente dhe këtë na provoi mësë miri ditën e djeshme duke premtuar një produkt “flagship” me Android Wear vitin e ardhshëm.

Në një intervistë për The Verge, menaxheri i produktit pranë Android Wear konfirmoi spekulimet se Google po zhvillonte një çift orësh inteligjente.

Megjithatë mësuam se Google nuk do të përdorë markën Pixel për orët. Për herë të parë rreth tyre mësuam nga një raport i Android Police që spekulonte për ekzistecën e dy orëve me emrat e koduar “Angelfish” dhe “Swordfish”. Sipas intervistës orët do të jenë të parat me Android Wear 2.0 i cili do të sjellë sistemin e pagesave Android Pay.

Tregu i orëve inteligjente pati një vit të vështirë në 2016-tën dhe këtë e vërtetoi largimi i markës së njohur Pebble pas blerjes nga FitBit. Gjithashtu sipas IDC-së, shitjet e Apple Watch ranë me 71% në 2016-tën.

Kjo situatë është shkaktuar nga një sërë faktorësh. Vonesat e shumta të Google me Android Wear 2.0, munegsa e mbështetjes nga Qualcomm i cili i ka harruar orët me një procesor Snapdragon Wear 2100 dhe largimi i Samsung drejt Tizen OS ka kontribuar të gjithë në një treg të paqëndrueshëm dhe të lëkundër për orët inteligjente. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz