BallinaTeknologjiGoogle dhe Apple në mbështetje të Microsoft

Google dhe Apple në mbështetje të Microsoft

Të ngjajshme

Teknologjia, media së bashku me kompani të tjera të mëdha kanë mbështetur Microsoft në një padi që ajo kishte bërë në Departamentin e Drejtësisë për mbrojtjen e të dhënave të klientëve të saj nga ndërhyrjet e qeverisë.

Microsoft pati një mbështetje të gjerë nga industritë e teknologjisë në përplasjen e saj me Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara në lidhje me privatësinë dhe mbikëqyrjen e përdoruesëve.

Në anën e Microsoft ishin disa nga emrat më të famshëm amerikanë si Washington Post, Fox News, etj. si dhe Google, Amazon dhe Apple.

Microsoft kishte paraqitur padinë e saj në gjykatën federale të Siatëllit duke argumentuar se ligji që lejonte qeveria për monitorimin dhe përdorimin e të dhënave kompjuterike të përdoruesëve të saj ishte antikushtetues.

Ndërkohë Departamenti i Drejtësisë pretendonte se Microsoft kishte interesin e saj në këtë çështje dhe se kjo ishte thjesht një masë që merrej për të rritur më shumë sigurinë. /krokodil.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz