back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajme“Gojën plot Serbi, shtetin e bllokuan” – Abdixhiku kritikon VV-në pas vendimit...

“Gojën plot Serbi, shtetin e bllokuan” – Abdixhiku kritikon VV-në pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një reagim të fortë ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme, e cila ndalon çdo veprim parlamentar dhe formimin e Qeverisë deri më 30 shtator.

Ai e quan situatën si “masë tjetër, bllokadë tjetër”, transmeton lajmi.net.

Abdixhiku shprehet: “Një shtet i tërë i bllokuar, për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës. Edhe 30 ditë të tjera të humbura – minimalisht. Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin.”

Ai përshkruan si tragjike atë që konsideron një përpjekje populiste për të mbuluar dështime politike: “Kështu ndodhë kur shkatërruesit e shtetit… për synim nuk kanë atdheun, por kauzën elektorale për një votë a dy… Në mungesë të ideve, në mungesë të projekteve… gojën plot Serbi – është lehtë. Punë për Kosovën është vështirë për ata që veç karrigën kanë synim.”

Abdixhiku thekson se LDK-ja është “e saktë”, pasi kupton rëndësinë e shtetit dhe Kushtetutës, dhe se thirrja për përballje me popullizmin mbetet e qëndrueshme: “Koha e shkatërruesve të shtetit duhet të mbarojë. Koha e shkatërruesve të shtetit po mbaron”./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz