back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditGoditje e madhe për VV-në e Junikut, kandidati për kryetar kalon në...

Goditje e madhe për VV-në e Junikut, kandidati për kryetar kalon në LDK

Të ngjajshme

“Kamishi” dorëzon dy ankesa në PZAP

Bekim Haxhiu-Kamishi, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e fundit...

Bie vlera e arit dhe argjendit

Një rënie e çmimeve të arit dhe argjendit u...

Zelensky pret vazhdimin e bisedimeve trepalëshe, Rusia shton sulmet vdekjeprurëse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Një lëvizje interesante politike ka ndodhur në komunën e Junikut.

Nënkryetari i Komunës, Besart Tofaj, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Junik.

Lajmi u bë i ditur nga kandidati i LDK-së për kryetar komune, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi në Facebook.

“Nënkryetari Besart Tofaj ka dëshmuar përkushtim, integritet dhe profesionalizëm të lartë gjatë katër viteve të bashkëqeverisjes. Aderimi i tij në LDK është dëshmi e përputhjes së vlerave dhe vizionit tonë për një Junik më të zhvilluar dhe më të drejtë”, thuhet në njoftim.

 

 

Sipas Shehut, Tofaj përfaqëson një prurje të fuqishme për partinë.

“Besarti është një prurje e fuqishme dhe me shumë potencial për LDK-në, dhe do të jetë një shtyllë e rëndësishme në ndërtimin e politikave zhvillimore dhe qeverisëse në Komunën tonë”, thuhet në njoftim.

Kjo lëvizje shihet si një goditje e rëndë për Vetëvendosjen në Junik, e cila tashmë humb një nga figurat e saj kryesore në nivel lokal.

Të Fundit

Sport

ShowBiz