back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGoditje e madhe për VV-në e Junikut, kandidati për kryetar kalon në...

Goditje e madhe për VV-në e Junikut, kandidati për kryetar kalon në LDK

Të ngjajshme

Në Kosovë sivjet rreth 1,100 raste të reja me kancer, shtohet numri nën 50 vjeç

Në Kosovë gjatë vitit janë regjistruar rreth 1,100 raste...

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka bërë përditësimin e...

Një lëvizje interesante politike ka ndodhur në komunën e Junikut.

Nënkryetari i Komunës, Besart Tofaj, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Junik, raporton IndeksOnline.

Lajmi u bë i ditur nga kandidati i LDK-së për kryetar komune, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi në Facebook.

“Nënkryetari Besart Tofaj ka dëshmuar përkushtim, integritet dhe profesionalizëm të lartë gjatë katër viteve të bashkëqeverisjes. Aderimi i tij në LDK është dëshmi e përputhjes së vlerave dhe vizionit tonë për një Junik më të zhvilluar dhe më të drejtë”, thuhet në njoftim.

Sipas Shehut, Tofaj përfaqëson një prurje të fuqishme për partinë.

“Besarti është një prurje e fuqishme dhe me shumë potencial për LDK-në, dhe do të jetë një shtyllë e rëndësishme në ndërtimin e politikave zhvillimore dhe qeverisëse në Komunën tonë”, thuhet në njoftim.

Kjo lëvizje shihet si një goditje e rëndë për Vetëvendosjen në Junik, e cila tashmë humb një nga figurat e saj kryesore në nivel lokal. /IndeksOnline/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit