back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeGoditi me makinë pesë persona në parkun e Vitisë- vdes 21 vjeçari...

Goditi me makinë pesë persona në parkun e Vitisë- vdes 21 vjeçari që po trajtohej në spital

Të ngjajshme

Banda e Radoiçiqit terrorizoi stadiumin në ndeshjen me Anglinë, shumica të kërkuar për Banjskën

Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit Milan Radoiçiq janë...

Çfarë ndodhi në Poloni?

– Gjatë natës, një “numër i madh” dronësh rusë...

Dronët rus në Poloni/ Vjen reagim i ashpër nga kryeministri polak

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi sot se NATO...

Një rast i rëndë u raportua të ketë ndodhur para dy ditëve në Viti.

Një person i dyshimtë, i moshës 21 vjeçare ka goditur me makinë pesë persona të cilët gjendeshin në parkun e qytetit.

E si shkak i plagëve të marra nga kjo goditje njëri nga të rinjtë ka ndërruar jetë.

I njëjti po trajtohej në spital, por tanimë nga familja por edhe nga Policia e Kosovës është konfirmuar se nuk ka arritur të mbijetojë.

“Rr. Hasan Kabashi, Viti 08-10.09.2025 – 21:25-01:15. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë nën tretman mjekësor, dyshohet se si pasojë e plagëve të mara, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”,u tha në raportin policor.

Kurse zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasahni dje njoftoi se i dyshuari në këtë rast M.K.SH po drejtonte makinën “Opel insigne” ku pastaj goditi pesë persona.

“Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë se i dyshuari M.K.SH, (2004) dyshohet se me veturën e tij ‘’Opel Insingne’’ , me tabela 06, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, devijon rrugën ku fillimisht godet disa karrige në park, dhe më pastaj godet pesë persona M.K.SH, të cilët kishin qenë duke qëndruar aty, me çka u shkakton lëndime trupore. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku pas hetimit fillestar, dyshohet se, i dyshuari i ka goditur viktimat. I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor fillimisht në emergjencën QKMF –Viti, e pastaj në Emergjencën rajonale në Gjilan, ku vazhdojnë të trajtohen (sipas raportit të mjekut jashtë rrezikut për jetë), si dhe njëri nga viktimat, i lënduar rëndë, është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.Me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është i ndaluar për 48 orë , rasti është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet “VRASJE RËNDË NË TENTATIVË”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz