Godet pa dashje me gërshërë të bijën, pasi nuk po i bënte detyrat e shtëpisë (Foto)
01

Lexo edheProjekti i shtratit të lumit Drenica, janë kryer 65% e punimeve

Një vajzë nga Shangai i Kinës, ka mbetur me një palë gërshërë të ngulura në pjesën anësorë të fytyrës, pasi është qëlluar pa dashje nga babai i saj.
Asaj i janë ngulur gërshërët, pasi babait i kanë rrëshqitur nga dora, teksa po e qortonte sepse luante derisa i bënte detyrat e shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Vajza dhjetëvjeçare është dërguar pa vetëdije në spital, me gjithë pajisjen metalike që përdoret për prerje të ngulur në kokë.
Për fat të mirë, majat e mprehta nuk ia kanë lënduar ndonjë pjesë vitale, megjithëse kanë kaluar shumë afër arteries kryesore, që e furnizon trurin me gjak.
Pas intervenimit që ka zgjatur disa orë, asaj i janë hequr gërshërët e gjata 15-centimetra, ndërsa gjendja saj është stabilizuar. /Telegrafi/
Lexo edheProjekti i shtratit të lumit Drenica, janë kryer 65% e punimeve



