Godet me veturë burrin, duke e hedhur pesë metra në ajër (Foto/Video, +18)
Unknown

Lexo edheTetovari e sjell malarien nga Mali, hospitalizohet në Shkup

Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqet momenti kur një shofer godet me qëllim tre burra, ku njërin prej tyre e hedh mbi 5 metra në ajër.
Por ngjarja e tmerrshme nuk përfundoi me kaq, pasi i njëjti shofer pasi shkel burrin rikthehet sërish me qëllim që ta shkel për të dytën herë, por fatmirësisht i shpëton më të keqes për pak centimetra, transmeton Telegrafi.

Policia e Walsham në Norfolk, ka publikuar këtë video në internet që është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet 30-vjeçari duke u hedhur në ajër nga vetura e cila po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Lexo edheTetovari e sjell malarien nga Mali, hospitalizohet në Shkup

Edhe pse goditja ishte shumë e fortë, burri ka arritur t’i shpëtoj më të keqes dhe aktualisht është duke u shëruar në spitalin e Londrës. /Telegrafi/