back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajme“Goca e Kaçanikut” premiera që e ktheu Shkupin në skenë të kulturës...

“Goca e Kaçanikut” premiera që e ktheu Shkupin në skenë të kulturës shqiptare

Të ngjajshme

Valon Berisha largohet nga LASK Linz, transferohet në Zvicër

Valon Berisha ka përfunduar aventurën në Austri, te skuadra...

18 ditë zbritje – Transformo folenë tënde!

Foleja Home vjen me një ofertë speciale: 18 ditë...

Petrit Selimi: Avokati i Thaçit po e çmonton copë-copë çështjen e Prokurorisë së Hagës

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar se avokati mbrojtës...

Në nder të Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Shkup, në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar, u dha premierë opera “Goca e Kaçanikut” opera e parë kosovare e kompozitorit të njohur Rauf Dhomi, duke u shndërruar në një ngjarje të madhe kulturore dhe thellësisht emocionale, shkruan Portalb.mk.

“Goca e Kaçanikut” u prit me interes të madh nga publiku, duke dëshmuar se arti mbetet një nga mënyrat më të forta për ta ruajtur dhe për ta përcjellë historinë tonë.

Kjo premierë në Shkup ishte edhe një dëshmi e lidhjes së gjallë kulturore mes shqiptarëve si dhe një urë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet institucioneve artistike.

Salla u mbush me emocion, ndërsa publiku ndoqi një vepër që nuk ishte thjesht art, por një rrëfim i gjallë për historinë, qëndresën dhe identitetin kombëtar.

“Goca e Kaçanikut” solli në skenë frymën e Kaçanikut dhe jetën e shqiptarëve ndër breza, duke e kthyer muzikën në kujtesë kolektive dhe skenën në një dëshmi të gjallë të asaj që jemi dhe çfarë kemi kaluar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz