back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditGjysma e këshillave për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformata, zbulon studimi

Gjysma e këshillave për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformata, zbulon studimi

Të ngjajshme

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Një studim nga the Guardian zbuloi se më shumë se gjysma e të gjitha videove më të njohura në TikTok që ofronin këshilla për shëndetin mendor përmbanin dezinformata.

Njerëzit po i drejtohen gjithnjë e më shumë rrjeteve sociale për mbështetje të shëndetit mendor, por hulumtimi ka zbuluar se shumë prej tyre po përhapin dezinformata.

Ata që kërkojnë ndihmë përballen me këshilla të dyshimta, të tilla si ngrënia e portokalleve në dush për të reduktuar ankthin.

Ekspertët thonë se informacione të tilla në TikTok janë plot me këshilla të padobishme, të dëmshme dhe ndonjëherë të rrezikshme për shëndetin mendor dhe janë “shkatërruese” dhe “shqetësuese”.

Ata i bënë thirrje qeverisë të forcojë rregulloren për të mbrojtur publikun nga përhapja e dezinformatave, përcjell Telegrafi.

The Guardian ndau 100 videot më të shikuara të postuara nën hashtagun #mentalhealthtips në TikTok me psikologë, psikiatër dhe ekspertë akademikë, të cilët vlerësuan nëse postimet përmbanin dezinformata.

Ekspertët zbuluan se 52 nga 100 video që ofronin këshilla për përballimin e traumës, neurodivergjencës, ankthit, depresionit dhe sëmundjeve të rënda mendore përmbanin disa dezinformata dhe se shumë të tjera ishin të paqarta ose të padobishme.

Shumë nga videot ofronin këshilla të përgjithshme bazuar në përvojën e ngushtë personale dhe prova anekdotike, të cilat “mund të mos jenë të zbatueshme universalisht”. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz