Gjyshi nxirret i gjallë nga rrënojat e hotelit, vdes nga dhimbja kur mësoi se nipi është në gërmadha
Tërmetet e fuqishëm që lëkundën vendin mëngjesin e sotëm kanë shkaktuar dëme të mëdha njerëzore por edhe materiale, duke krijuar kështu një situatë të jashtëzakonshme dhe alarmante në vend.
Shumë godina janë shembur, e si pasojë 7 persona kanë humbur jetën e dhjetra të tjerë gjenden ende poshtë rrënojave.
Një rast rrëqethës ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku sipas një qytetari, një i moshuar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e hotelit të shembur në Durrës, por vetëm pak minuta më vonë ai ka ndërruar jetë pasi mësoi se nipi i tij ishte ende poshtë gërmadhave.
Qytetari tregon se nipi, i quajtur Klajdi, është akoma brenda në rrënoja e deri më tani nuk ka asnjë shenjë jete të tij.
Ai thotë se janë duke punuar emergjencat me vinç, por Klajdi është ende aty.
Lexo edheNxirret nga rrënojat një 50 vjeçar, shpërthejnë duartrokitjet
Qytetari shkruan:
Tek hotel Palma u nxorr e gjall gjyshja por pak min me par ka nderruar jet nga dhimbja pasi ka mar vesh qe nen rrenoja ndodhet Klajdi nipi i saj?Nuk po marin vesh gjyshi apo gjyshja ka vdekur
Klajdi ndodhet brenda. Tmerr ?
Aman ore ketu perdoret skavatori e djali ndodhet nen rrenoja ca behet keshtu Allah. Konfirmoj qe ka vdekur gjyshi i klajdit gjyshen e kan nxerre Klajdi ndodhet nen rrenoja.”














