back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeGjyqi i dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Nesër në Hagë nisin...

Gjyqi i dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Nesër në Hagë nisin deklaratat hyrëse

Të ngjajshme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nesër pritet të zhvillohen deklaratat hyrëse në çështjen penale ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Seanca është planifikuar të nisë në orën 09:30 dhe të zgjasë deri rreth orës 16:00, transmeton lajmi.net.

Sipas aktakuzës, Thaçi, së bashku me të bashkakuzuarit, dyshohet se kanë shpërndarë informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë dhe se kanë dhënë udhëzime për të ndërhyrë në dëshmitë e tyre. Prokuroria pretendon se këto veprime kanë pasur për qëllim ndikimin në mbarëvajtjen e procesit gjyqësor.

Të pestë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale që u ngarkohen.

Pas përmbylljes së deklaratave hyrëse, Prokuroria do të vazhdojë me paraqitjen e provave para trupit gjykues./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz