back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajme“Gjykatë e Prokurori e korruptuar”- nesër protestohet në Gjilan kundër sistemit të...

“Gjykatë e Prokurori e korruptuar”- nesër protestohet në Gjilan kundër sistemit të drejtësisë

Të ngjajshme

Dhunë në Graçanicë: Djali i dehur e rrah babain

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në...

Kolona të gjata në Merdarë, përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Në pikën kufitare në Merdarë pritjet janë nga 120...

Gramsh, oficeri futet në mes të flakëve pët të shpëtuar moshuarën

Në përballjen me zjarret që po shkatërrojnë Gramshin, oficeri...

Mërgimtarit ia vjedhin veturën në Ferizaj

Një mërgimtar ka raportuar në polici se persona të...

Gjilani nuk ka gjetur qetësi gjatë kohës së fundit nga ngjarje të tmerrshme që lidhen pikërisht me sistemin e sigurisë e të drejtësisë në vend.

Përpos rastit ku një vajzë e mitur u sulmua në mënyrë brutale nga bashkëmoshataret e tyre Gjilani u trondit edhe me një rast të vrasjes së trefishtë në qendër të qytetit.

Fajdexhiu i njohur për sistemin e drejtësisë në vend, Mefail Shkodra shtiu me armë zjarri në pikë të ditës ku të vdekur mbetën tre persona.

Selami Hasani, Edmond Hasani dhe Abedin Hoxha janë viktimat e këtij rasti derisa në arrati prej 4 ditësh vazhdojnë të jenë Shkodra me dy djemtë e tij Engjull Shkodra dhe Edonis Shkodra.

E nesër në qytetin e Gjilanit do të zhvillohet një protestë kundër sistemit të drejtësisë në vend, saktësisht kundër prokurorisë e Gjykatës të cilat janë cilësuar si të korruptuara.

Protesta mbahet në ora 19:00 tek Gjykata Themelore në Gjilan.

Duhet theksuar se pikërisht tek ky objekt para tri ditësh u shkruan edhe grafite të ndryshme, ndër të tjerash ku flitej për paratë e fajdeve që theksohet se po ndahen bashkë me policët, prokurorët e gjykatësit.

Mefail Shkodra kishte qenë i njohur për sistemin e drejtësisë derisa vitin e kaluar arriti të lirohet nga akuza falë dorëzanisë prej 70 mijë euro./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz