Gjykatan e Apelit vendosi për Azem Sylen

Gjykata e Apelit refuzoi kërkesat e avokatëve të të arrestuarve në rastin e tjetërsimit të pronave në Çagllavicë dhe Veternik.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi, Tahir Rrecaj, avokat i Nuhi Ukës.
“Ankesat tona janë refuzuar, ne do t’i drejtohemi Gjykatës Supreme me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë”, tha Rrecaj.

Lexo edheMMPH: Ndërtimet në Zveçan janë ndërprerë, derisa të plotësohen dokumentet (Video)
Nuhi Uka, Artan Vila, Hajrullah Berisha, Sabedin Haxhiu, Lubisha Vujoviq, Ilaz Syla dhe Avni Maxhuni ishin arrestuar më 27 prill të këtij viti pas një aksioni masiv të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ndërsa Azem Syla ishte dorëzuar në polici dy ditë më pas.
Fillimisht ndaj të arrestuarve ishte caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa më pas me kërkesë të prokurorit ishte vazhduar edhe për tre muaj të tjerë.














