back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajme​Gjykata Supreme refuzon ankesat e VV-së për Malishevë dhe Han të Elezit

​Gjykata Supreme refuzon ankesat e VV-së për Malishevë dhe Han të Elezit

Të ngjajshme

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic

Një këmbësor ka mbetur i vdekur pasi është goditur...

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, do të jetë dëshmitari...

Totaj: PDK-ja dhe LDK-ja me u bo bashkë nuk është befasi – Zafa pak e ka tepru

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë...

KQZ: Mbi 1.3 milionë votues pritet të dalin në raundin e dytë të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare...

Gjykata Supreme ka refuzuar sot dy ankesa të paraqitura nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje kundër vendimeve të PZAP-së, lidhur me pretendimet për parregullsi gjatë votimit në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor.

Në rastin e parë, kolegji gjyqësor e ka hedhur si të palejuar ankesën e paraqitur nga subjekti politik LVV kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 17 tetor 2025, duke konstatuar se për të njëjtën çështje tashmë është vendosur nga kjo gjykatë të datës 23 tetor 2025, si dhe se për faktin se ankesa ishte parashtruar pas afatit të përcaktuar ligjor.

Në rastin e dytë, kolegji gjyqësor e ka refuzuar si të pabazuar ankesën tjetër kundër vendimit të PZAP-së të datës 29 tetor 2025.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se vendimi i PZAP-së është marrë në përputhje me ligjin, duke konstatuar se ankesa e paraqitur nga VV në PZAP, ishte e pas-afatshme, pasi nuk ishte dorëzuar brenda afatit ligjor prej 48 orësh.

Në të dyja rastet, Gjykata Supreme ka theksuar rëndësinë e respektimit të afateve ligjore dhe procedurave të përcaktuara me ligj, gjatë ushtrimit të mjeteve juridike në proceset zgjedhore, si garanci për zbatimin e drejtë dhe të barabartë të së drejtës zgjedhore për të gjithë pjesëmarrësit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz